Sterjo Spasse – Afërdita përsëri në fshat


“Afërdita përsëri në fshat” është një roman i shkruar nga Sterjo Spasse. Në vitin 1938 Spasse përfundoi së shkruari romanin e dytë “Afërdita” që doli nga botimi në vitin 1943. Romani u përkthye edhe në rusisht e bullgarisht.

Afërdita Skënderaj është një mësuese që punon në një fshat malor. Afërdita punon me vullnet dhe dëshirë të madhe për të përmirësuar gjendjen intelektuale të fshatarëve.

Në fund ajo ia del të shuajë mosmarrëveshjet ndërmjet dy fshatrave.

Afërdita Skenderaj një mësuese fshati, në roman shpreh optimizmin, vullnetin e plotë dhe dëshirën e madhe për punë në përmirësimin e gjendjes edukative dhe arsimore të fshatarëve.

Ngjarja vendoset në dy fshatra Grykas dhe Pishas, të armiqësuar vite më parë, në te cilin punon Afërdita.

Pas shumë peripetive dhe mundimeve të shumta dhe të pakursyera ajo arrin me shumë sukses të kryej një mision shumë fisnik dhe të lartë duke bashkuar të dy fshatrat dhe duke zhdukur armiqësitë e moçme rreth një qëllimi të përbashkët dhe me ndihmën e tyre të madhe ndërton shkollën e re në mes dy fshatrave.

Figura e idealizuar e Afërditës bëri që të bëj jehonë të madhe në qarqet intelektuale dhe ky roman të luaj rol pozitiv në punën pedagogjike apo arsimore të mësuesvë.

 

9 Comments

Lini një koment